Gazeta Si – Në prezantimin e trajnerit të ri të Kombëtares, Silvinjo, kishte diçka ndryshe. Seriozitet dhe modesti nga ana e brazilianit dhe ndihmësve të tij, pavarësisht CV-së së pasur si lojtarë. Ambicjet profesionale për të bërë diçka me Shqipërinë reflektoheshin qartë.
Trajneri Silvinjo nuk ka humbur kohë fare, por menjëherë pas prezantimit zyrtar ka zbritur në terren. Në një video të publikuar nga FSHF përmblidhen momentet që nga mbërritja e brazilianit në Tiranë. Ai ka vizituar ambientet e FSHF-së, por më i interesuar ka qenë për fushat.
Pasi ka parë terrenin stërvitor te ‘Shtëpia e futbollit’, Silvinjo ka shkuar në Durrës, në resortin ‘Tropikal’, ku grumbullohet Kombëtarja shqiptare para ndeshjeve. Trajneri i ri e ka filluar me shumë seriozitet aventurën shqiptare. Ai do të jetojë në vendin tonë për të monitoruar lojtarët më të talentuar shqiptarë.
Trajneri brazilian zhvilloi sot një takim me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, meshkuj dhe femra. Ai donte të njihej me mënyrën e organizimit të kombëtareve te moshave dhe u shpreh entuziast për një bashkëpunim sa më të mirë në vazhdim.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




