Dëshirat më të zakonshme të Vitit të Ri janë humbja e peshës ose kursimi i parave, por qëllimet për gjetjen e paqes së brendshme kanë fituar popullaritet vitet e fundit.
Sipas një sondazhi të YouGov, në vitin 2023, 17 për qind e njerëzve vendosën “të jenë të lumtur”. Rreth 12 për qind kanë vendosur të përmirësojnë shëndetin e tyre mendor dhe 11 për qind duan të përqendrohen në “çështjet shpirtërore”.
Këto synime mund të duken të mëdha për disa vende por në vende të tjera, tashmë janë arritur.
Sipas një sondazhi të Gallup, vendi ku njerëzit thonë gjithmonë se janë në paqe është Nikaragua.
Kur njerëzit u pyetën se sa shpesh janë në paqe me mendimet dhe ndjenjat e tyre, 73 për qind thanë “gjithmonë”.
Nikaragua gjithashtu ka një “indeks të lartë të përvojës pozitive”, sipas një sondazhi të veçantë të Gallup. Kjo do të thotë që të anketuarit kanë emocione pozitive për standardet e jetesës, liritë personale dhe jetën shoqërore.
10 vendet ku njerëzit janë gjithmonë në paqe
Nikaragua
Uzbekistani
El Salvador
Panamaja
Hondurasi
Paraguaj
Republika Domenikane
Uruguai
Afrika e Jugut
Spanja
Në Uzbekistan, 72 për qind e njerëzve thanë se ndjehen gjithmonë në paqe dhe në El Salvador 71 për qind e njerëzve thanë të njëjtën gjë.
Vendet ku njerëzit ishin “rrallë” ose “asnjëherë” në paqe përfshinin Zimbabven, Turqinë, Marokun dhe Gjeorgjinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




