Drejtësia

Lëvizje në SPAK, poste të reja për prokurorët Adnan Xholi dhe Arben Kraja

Gazeta Si – Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani ka ndarë detyrat këtë të hënë, pas mbledhjes në Prokurorinë e Posaçme.

Adnan Xholi është emëruar shef i seksionit kundër krimit të organizuar, ndërsa Arben Kraja është emëruar shef i marrëdhënieve me prokuroritë ndërkombëtare.

Kështu, Xholi ka zënë vendin e Altin Dumanit i cili është emëruar drejtuesi i ri i SPAK. Xholi kishte marrë pjesë dhe në garën për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Arben Kraja, ish-drejtues i këtij institucioni ligjor tashmë do të jetë shef i marrëdhënieve me prokuroritë ndërkombëtare dhe hetues për vitet e mbetura të mandatit të SPAK

Ndërsa kandidati tjetër në garën e dhjetorit të vitit të kaluar, Edvin Kondili është emëruar shef i Seksionit Kundër Korrupsionit po në SPAK.

Altin Dumani, prokuror i disa çështjeve të nxehta të krimit të organizuar në vend, do të drejtojë SPAK-un deri në vitin 2025, pas zgjedhjeve të mbajtura më 16 dhjetor të vitit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë