Bota

Arrestohet djali i ‘El Chapos’, grupet kriminale nisin revoltën në Sinaloa

Gazeta Si - Ovidio Guzman, djali i bosit famëkeq të drogës ‘El Chapo’, është arrestuar nga policia e Meksikës.

Mediat lokale pretendojnë se arrestimi i Ovidio Guzman-Lopez ndodhi në qytetin Culiacán, në shtetin Sinaloa, gjatë natës. Ai mendohet të jetë një anëtar i rangut të lartë i kartelit Sinaloa - një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë.

Ovidio Guzman-Lopez, djali i 'El Chapo'. Gazeta Si, 5 janar 2023

Për shkak të këtij arrestimi dhuna ka shpërthyer në veriperëndim të Meksikës. Në qytet janë raportuar të shtëna me armë dhe sulme me makina. Videot e rrjeteve sociale tregojnë kamionë në zjarr dhe të shtëna intensive pranë aeroportit, që ishte i mbyllur për pjesën më të madhe të ditës për shkak të dhunës.

Kryebashkiaku Juan de Dios Gamez konfirmoi në Tuiter se forcat e armatosura federale kanë kryer një operacion në Culiacán që nga agimi i së enjtes dhe se kjo ka shkaktuar dhunë në qytet dhe pjesë të tjera të shtetit. “U kërkojmë qytetarëve të Culiacánit të mos largohen nga shtëpia për shkak të bllokadave që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të qytetit”, - tha ai.

Guzman ishte arrestuar më parë nga autoritetet federale në tetor 2019, por u lirua me urdhër të presidentit Andrés Manuel López Obrador për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë