Ka ndodhur

U kap me drogë në makinë, AKSHI nis procedurën e shkarkimit të Erisa Feros

Gazeta Si - AKSHI ka nisur procedurën e shkarkimit për punonjsen e saj Erisa Fero, e cila u arrestua në Korçë, pasi në bagazhin e makinës me të cilën po lëvizte u zbuluan 58 kg kanabis.

Në një reagim për mediat, AKSHI dënon aktet në kundërshtim me ligjin, ndërsa ka nisur menjëherë procedurat për shkarkimin e saj.

"Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi”, - thuhet në njoftim.

Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste në këtë institucion.

“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit”, - përundon njoftimin AKSHI.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë