Nga Gazeta ‘SI’ - Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha sot se qytetarët janë “sensibilizuar” për investimin në bonot e thesarit dhe gjatë dy muajve të fundit, interesi i tyre është shtuar. “Tregu i titujve ka pasur ecuri pozitive. Shuma e kërkuar ishte 50% më e lartë dhe kjo duket sepse norma e interesit është stabilizuar. Shifrat për individët nuk i kemi, por interesi është shtuar”, -tha ministrja Ibrahimaj.
Pyetur për ecurinë e realizimit të shpenzimeve buxhetore, të cilat deri në nëntor ishin realizuar vetëm rreth 50% e planit, ministrja përsëri tha se nuk ka një shifër, por se pagesat nga thesari do të vazhdojnë deri më 26 janar 2023.
Në konferencën e fundvitit, Ibrahimaj tregoi mbarëvajtjen ekonomike për 12 muaj, duke e cilësuar si pozitive për shkak të përmirësimit të tregut të punës, rritjes së pagës mesatare dhe aktivitetit të mirë të biznesit në sektorin e ndërtimit dhe bujqësisë.
“Një burim i rëndësishëm i financimit të konsumit dhe por i financimit të individëve janë remitancat, të cilat gjatë këtij viti kanë shfaqur tendencë rritëse duke u rritur me 9.8% në krahasim me 9 mujorin e një viti më parë. Gjithashtu edhe investimet e huaja kanë shfaqur rritje gjatë këtij viti. Sektori i pasurive të paluajtshme ka shfaqur rritjen më të lartë”, - shtoi Ibrahimaj.
Ajo theksoi së në fillim të vitit 2023, ligji për bastet online do të miratohet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.