Nga frutat, perimet, ecja, konsumimi i alkoolit dhe panetones me masë. Të gjitha këshillat që duhen ndjekur për festën e fundvitit pa shtuar në peshë.
Perimet
Fibrat që përmbajnë perimet ngadalësojnë dhe rregullojnë përthithjen e karbohidrateve, duke shmangur gliceminë e lartë, përgjegjëse për diabetin. Ato gjithashtu përmirësojnë ndjenjën e ngopjes sepse fryhen shpejt në stomak.
Fibrat që përmbajnë perimet gjithashtu ndihmojnë në funksionimin e rregullt të zorrëve. Strategjia fituese, sidomos në këtë sezon festash, është të hash një porcion me perime si ‘aperitiv’ para vakteve kryesore.
Pini ujë
Uji është thelbësor për humbjen e peshës. Kjo sepse lehtëson funksionimin e duhur të metabolizmit dhe lehtëson largimin e toksinave…
Mos rrini ulur kur hani shumë
Sidomos kur hani më shumë, duhet të shmangni një mënyrë jetese që ju imponon të qëndroni ulur. Nga dietologët italianë rekomandohet ushtrimi i rregullt i aktivitetit fizik para dhe pas Krishtlindjeve, të paktën dy ose tre herë në javë. Nëse nuk mund të stërviteni, përpiquni të bëni shëtitje të gjata (mundësisht rrugët tatëpjetë) shëtitje me biçikletë ose ecje, të cilat janë gjithashtu të shkëlqyera në këto raste.
Sa më shumë peshk
Edhe pse me moderim, konsumoni yndyrna të mira: arrat, peshku dhe salmoni, përshembull. Yndyrnat në këto ushqime – kryesisht Omega-3 janë të dobishme për të mbajtur në kontroll nivelet e kolesterolit “të keq”. Kjo sepse ato kanë një veprim anti-inflamator dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe neurodegjenerative. Arroret (arrat, bajamet, lajthitë, pistaku …) nga pikëpamja ushqyese janë një ushqim fantastik, por duhen ngrënë në doza të vogla për të mos tejkaluar yndyrën dhe kaloritë. Por, frutat e thata të kripura apo të pjekura, të karamelizuara ose të mbuluara me çokollatë janë të ndaluara: sepse janë të pashëndetshme.
Jo shumë salca
Duke ngrënë më rëndë se zakonisht, unë këshilloj të mos shtoni salca apo erëza në ëmbëlsirat e festave që janë shumë kalorike në vetvete: pandoro ose panetone të mbushura me kremra të pasur me sheqerna dhe yndyrna të ngopura nuk janë ato më të mirat.
Yndyrnat e ngopura rrisin kolesterolin (sidomos atë të keqin) dhe trigliceridet; Sheqernat e thjeshta rrisin shumë sheqerin në gjak, duke ndikuar mbi të gjitha në indin dhjamor të barkut (dhjamin e barkut), pra atë që predispozon më shumë për patologjitë kardiovaskulare (diabeti, hiperkolesterolemia etj)
Moderoni marrjen e alkoolit
Dolli po, por me moderim. Pirja e alkoolit dhe aperitivëve rrit shumë, pa e kuptuar, marrjen e tepërt të kalorive. Alkooli është shumë kalorik, më shumë se karbohidratet dhe proteinat. Për më tepër, sa më alkoolike të jetë pija, aq më shumë kalori rriten: një birrë e lehtë, për shembull, është më pak kalorike se vera ose pijet alkoolike. Prandaj është e nevojshme t’i kushtoni vëmendje pijeve, veçanërisht nëse nuk doni të shtoni peshë
Alternoni frutat e stinës me disa fruta ekzotike
Edhe kjo mund të rezultojë të jetë një strategji e mirë. Duke supozuar se çdo stinë sjell frytet e saj, të cilat mbeten më të mirat në atë periudhë të caktuar, gjatë festave mund të kënaqemi edhe me alternativa si p.sh., ananasi, papaja, mango… Në këtë mënyrë ne konsumojmë një larmi më të madhe të ushqimeve me veti të shëndetshme pasi ndihmojnë tretjen, janë antioksidantë, optimizojnë rregullsinë e zorrëve, sjellin vitamina të rëndësishme dhe reduktojnë radikalet e lira…
Reduktoni stresin
Kryerja e ushtrimeve të frymëmarrjes dhe aktivitetit fizik ndihmon në përthithjen e oksigjenit në inde. Frymëmarrja e duhur djeg shumë më tepër yndyrë. Frymëmarrja e mirë lehtëson lodhjen kronike. Për më tepër, relaksimi ju lejon të ulni nivelet e hormonit të stresit, kortizolit, armikut kryesor të humbjes së peshës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




