Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur gjendje të jashtëzakonshme në Shkup dhe tre qytete të tjera për të mbrojtur qytetarët nga nivelet e larta të ndotjes së ajrit.
Ditën e dielë nuk është organizuar asnjë ngjarje sportive dhe janë kufizuar aktivitete të tjera.
Duke filluar nga e hëna, punimet e ndërtimit do të kufizohen në një periudhë gjashtë-orëshe, nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Dhe qeveria u ka rekomanduar kompanive të justifikojnë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç nga puna.
Qeveria tha gjithashtu se do të përgjysmojë përdorimin e automjeteve të saj zyrtare dhe urdhëroi ministritë e shëndetësisë dhe të mirëqenies të ofrojnë strehim për njerëzit e pastrehë dhe të rrisin shërbimet e urgjencës dhe vizitat në shtëpi për njerëzit me sëmundje kronike.
Masat u njoftuan të shtunën pas disa ditësh lobimi nga grupet mjedisore që i kërkonin qeverisë të vepronte. IQAir, një kompani zvicerane e rendit kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut si qytetin e tretë më të ndotur në botë, pas kryeqytetit të Kirgistanit Bishkek dhe Lahore, Pakistan.
Nivelet e grimcave toksike PM10 dhe PM 2.5 në ajrin e matur nga IQAir në Shkup ishin rreth 28 herë më të larta se limiti i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Maqedonia e Veriut ka qenë prej vitesh një nga vendet më të ndotura të Europës. Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se më shumë se 3000 njerëz (ku ka pak më shumë se 2 milionë banorë) vdesin çdo vit si pasojë e ndotjes së ajrit, e cila është kryesisht rezultat i përdorimit të sobave me dru gjatë dimrit të ftohtë, makinave të vjetruara dhe djegia e mbeturinave në disa zona të caktuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



