Kombetarja

Kuqezinjtë humbasin një tjetër titullar, edhe Keidi Bare duhet të operohet

Gazeta Si – Keidi Bare ndalet përsëri. Mesfushori i Kombëtares dhe Espanjolit ka dëmtuar ligamentet e kaviljes dhe duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, që do të thotë se do të mungojë për një kohë të gjatë.

Ashtu si Broja, i cili këputi ligamentet e gjurit dhe u operua, edhe Bare do t’i mungojë Kombëtares në mars ndaj Polonisë, ndeshje kualifikuese e Europianit. Dy mungesa shumë të rëndësishme për stafin teknik kuqezi, pasi janë dy nga lojtarët më të mirë.

Keidi Bare me fanellen e Kombetares. Gazeta Si, 23 dhjetor 2022

Bare ka pasur dëmtime të herpashershme dhe i ka munguar Kombëtares edhe më parë. Espanjoli, pas dëmtimit të tij, detyrohet të hyjë në merkato për një mesfushor tjetër. Koha e rikuperimit për futbollistin fierak parashikohet në 3-4 muaj.

Kombëtarja ndërkohë nuk ka ende një trajner. Italianit Edi Reja i ka përfunduar kontrata me kuqezinjtë, ndërsa Federata Shqiptare e Futbllit po merr kohë për të vendosur për njeriun që do të udhëheqë skuadrën tonë në kualifikueset e Euro 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë