Katar 2022

Goli akrobatik i Riçarlison ndaj Serbisë zgjidhet më i bukuri i Botërorit

Gazeta Si – Goli i realizuar nga Riçarlison në fazën e grupeve ndaj Serbisë është shpallur si më i bukuri i Botërorit të Katarit. Sulmuesi i Brazilit shënoi me një veprim akrobatik në formë gërshëre.

FIFA ka bërë të ditur me anë të profilit të saj në Tuiter se është ky goli i zgjedhur nga votuesit si më i bukuri i Botërorit që përfundoi pak ditë më parë me shpalljen e Argjentinës kampione bote.

Votimi ishte hapur disa ditë më parë dhe kandidatë ishin edhe disa gola të tjerë, si ai i Mbape në finale. Votuesit kanë pëlqyer më shumë realizimin e brazilianit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë