Policia e Shkodrës parandalon përshkallëzimin e një konflikti brenda familjes në Theth. Bashkëshorti kërcënonte bashkëshorten për ta vrarë, por falë reagimit të shpejtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kolë Pisha, banues në Theth, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte konfliktuar me bashkëshorten duke e kanosur atë për ta vrarë.
Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (pushkë), dhe municion luftarak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.