Katar 2022

Maroku i dërgon letër FIFA-s për arbitrin: Na u mohuan dy penallti

Gazeta Si – Federata Marokene e Futbollit konteston faullin e Teo Hernandez ndaj Bufal, si dhe dhe rastin e ndërhyrjes së Tçouamenit ndaj Amallah.

Protestë zyrtare e Marokut kundër arbitrimit të meksikanit Ramos në gjysmëfinalen me Francën, ku afrikanët u mundën 2-0. Federata marokene i ka dërguar një letër FIFA-s, ku proteston për dy penallti të padhëna nga arbitri dhe as të marra konsideratë nga VAR-i.

Nga ndeshja France-Marok, 2-0. Gazeta Si, 16 dhjetor 2022

Momenti më i diskutueshëm i ndeshjes, sipas protesës së Marokut, ka të bëjë me episodin e minutës së 27-të, kur arbitri ndëshkoi me karton të verdhë Sofiane Bufal, që në fakt kishte marrë një goditje nga Teo Hernandez në zonën e rreptësisë. Penallti e padhënë.

Penalltia e dytë, gjithmonë sipas Federatës marokene, është ajo në fundin e pjesës së parë, kur Selim Amallah u rrëzua në zonë nga Tçouameni. FRMF garanton se “do t’i mbrojë deri në fund interesat e skuadrës kombëtare” dhe se do të ndjekë “të gjitha rrugët e mundshme për të vënë në vend drejtësinë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë