Gazeta Si – Aribtri nga Polonia, një ish-futbollist, e ka gjykuar Mesin kundër Australisë në 1/8-at, ndërsa Mbapenë kundër Danimarkës në fazën e grupeve.
Simon Marciniak ka drejtuar vetëm një finale ndërkombëtare, por jo të një turneu të vërtetë, Superkupën e Europës 3 vjet më parë mes Realit dhe Atletiko Madrid. Mungoi në Europian vitin e kaluar, për shkak të disa rezultateve analizash mjekësore, kur doli pozitiv ndaj Koronavirusit.

Në Botërorin e 2018-ës gjykoi pak, pas defekteve që shfaqi në ndeshjen Gjermani-Zvicër në grupe. Megjithatë, ai është caktuar të gjykojë finalen mes Argjentinës dhe Francës të dielën, kur do të shpallen kampionët e botës. Asistentë do të jenë bashkombasit Sokolnicki dhe Listkievicz, kurse Kviatkovski do të jetë në VAR. Arbitër i katërt do të jetë amerikani Elfath.
Marciniak është polaku i parë në histori që do të gjykojë një finale Botërori. Ai është 41 vjeç dhe mban stemën e FIFA-s që prej vitit 2011. Bën pjesë në grupin elitë UEFA që nga 2015-a. Ka një të kaluar si futbollist, qe e favorizon për të administruar ndeshjen, duke qenë veçanërisht empatik me lojtarët.
Pas një periudhe të vështirë mes polemikash për paraqitjen në Kupat e Europës, sezonet e fundit ka qenë një nga arbitrat më të besueshëm. Ai gjykoi këtë sezon Barcelona-Inter, duke e mbajtur nën kontroll atë, pavarësisht tensionit që ishte krijuar nga ndeshja e parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



