Gazeta Si – Pas ndeshjes Angli-Francë, gazetarëve iu komunikua mbajtja me detyrim e maskës për të hyrë në të ashtuquajturën ‘zona miks’. Pas gjysmëfinales Francë-Marok e njëjta gjë, shpërndarje maskash në hyrje të kësaj zone.
Franca është shumë e shqetësuar për situatën aktuale, për shkak të grupit apo Covid-it, që po i redukton grupin. Të parët u prekën Upamekano dhe Rabiot. Mbrojtësi pati temperaturë dhe dhimbje fyti, por ishte në stol ndaj Marokut.

Rabiot jo, ai qëndroi në hotel, pasi kishte simptomat e një gjendjeje gripale, që së fundi ka prekur edhe Komanin. Te Franca kanë frikë se virusi, grip apo Covid pak rëndësi ka, shpërndahet te lojtarët, ndaj dhe ka marrë masa. “Mbi tavolina kishte xhel dezinfektues”, – ka thënë Tçouameni. Të dielën është finalja dhe çdo detaj ka rëndësi.
“Janë raste temperature për shkak të ajrit të kondicionuar. Tani jemi sensibël për gjithçka që është virale dhe kemi marrë masat e duhura”, – ka thënë trajneri Deshamp.
Nuk përjashtohet mundësia të jetë Covid, por tamponët nuk janë të detyruar dhe ata që i bëjnë, nuk i publikojnë përgjigjet për shkak të privatësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



