Katar 2022

Benzema në finale ndaj Argjentinës? Deshamp shuan shpresat e francezëve

Gazeta Si – Karim Benzema gati për finalen e së dielës Francë-Argjentinë? Pas dëmtimit që e detyroi të humbiste Botërorin e Katarit, sulmuesi prej pak ditësh ka nisur të stërvitet me Realin e Madridit.

Gazetarët francezë kanë hedhur hipotezën e përfshirjes së tij në finalen e Botërorit dhe për këtë çështje kanë pyetur edhe trajnerin Didier Deshamp. Por tekniku i kampionëve në fuqi ka qenë i prerë në qëndrimin e tij: “Nuk ju përgjigjem fare për këtë, mund të më bëni pyetjen tjetër”.

Didier Deshamp, trajneri i Frances. Gazeta Si, 15 dhjetor 2022

Një qëndrim që nuk lë asnjë shans për të parë në fushë të dielën fituesin e “Topit të Artë”. Benzema gjithsesi do të jetë në tribunë për finalen e Kupës së Botës. Emri i tij nuk është hequr asnjëherë nga lista e Francës dhe sulmuesi do të marrë medaljen, qoftë ajo e artë, apo e argjendtë.

Francës i kthehen në finalen me Argjentinën mbrojtësi Upamekano dhe mesfushori Rabiot, të cilët munguan ndaj Marokut për shkak dëmtimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë