Katar 2022

Përplasjet mes tifozëve pas Francë-Marok, humb jetën një 14-vjeçar

Gazeta Si – Nata pas ndeshjes Francë-Marok nuk ka kaluar pa pasoja. Një i ri 14-vjeçar ka humbur jetën në Montpelje, i shtypur nga një makinë gjatë festimeve për kualifikimin e Francës në finale të Botërorit të Katarit, pasi mundi 2-0 Marokun.

“Personi që ngiste mjetin u largua menjëherë, ndërsa makina u gjet pranë vendit ku ndodhi incidenti dhe u sekuestrua nga policia’, – kanë shpjeguar autoritetet franceze në një komunikatë për shtyp, ku saktësohej se hetimet po vazhdojnë.

Tifozet franceze festojnë kualifikimin e Francës. Gazeta Si, 15 dhjetor 2022

Djaloshi 14-vjeçar u transportua menjëherë në spital, por ndërroi jetë sapo mori mjekimet e para. Deputetja Nathalie Oziol ka shkruar në Tuiter: ”Ngjarja ka ndodhur në lagjen popullore të La Paillade. Viktima ishte 14 vjeç dhe ky event sportiv po përfundon si një tragjedi”.

Pritej që gjatë dhe pas ndeshjes mes Francës dhe Marokut të kishte trazira, ndaj dhe ishin marrë masa të shtuara nga policia. Megjithatë, nuk është bërë e mundur të shmanget tragjedia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë