Gazeta Si – Francë-Argjentinë është finalja e Katar 2022. Kampionët e Botës kanë likujduar Marokun 2-0, duke fituar të drejtën për të mbrojtur kurorën në finalen e së dielës ndaj Lionel Mesit me shokë.
Teo Hernandez pas 5 miniutash lojë e bëri edhe më të lehtë detyrën e Francës, duke e kaluar në avantazh, pas një aksioni me protagonistë Grizman dhe Mbape. Për Marokun, ‘malorja’ u bë edhe më e fortë, aq më tepër që në pjesën e parë humbi kapitenin Sais për dëmtim.
Maroku u mundua të kërcënonte në disa raste, por gjeti të gatshëm portierin Loris. Në fillim të pjesës së dytë Maroku pati më shumë iniciativë, duke e vënë në vështirësi Francën dhe trajneri Deshamp ndërhyri nga stoli. Në fillim Turam në fushë dhe pastaj Kolo Muani, që me prekjen e parë të topit gjeti golin e dytë, duke prerë shpresat e afrikanëve.
Nuk ka shënuar Kilian Mbape, i mbuluar rreptë nga kundërshtari, por francezët arritën atë që donin dhe tani bëjnë llogaritë me Argjentinën. Një finale e nxehtë pritet të dielën në Katar, me kampionët në fuqi ndaj argjentinasve të uritur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



