Katar 2022

Parisi i blinduar për ndeshjen Francë-Marok, 10 mijë agjentë dalin në terren në të gjithë Francën

Ministria e Brendshme franceze ka vendosur të shtojë masat e rendit publik përpara gjysmëfinales së ditës së mërkurë, Francë-Marok. Në Paris dhe vendet përreth do të vendosen 5000 agjentë, nga të cilët 2200 vetëm në kryeqytet, ndërsa në të gjithë Francën do të thirren 10000 policë dhe xhandarë për të shmangur cdo lloj incidenti që mund të ndodhë, cilido coftë rezultati.

Në Paris, “Brigade de répression de l’action violente motorisée (Brav-M)”, policët që kanë të drejtë të përdorin shkopin janë vendosur rreth Champs-Elyseea.

Ministria e Brendshme ka thënë se pjesa më e madhe e rrugëve në Paris do të mbyllen nga ora 18:30, si dhe disa stacione metroje dhe rrjeti hekurudhor.

Përballë këtyre masave parandaluese, megjithatë, ekziston edhe dëshira për të mos kaluar përtej futbollit.

“Unë ju inkurajoj të jeni të lumtur me njerëzit tanë”, i tha Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin një deputeteje e cila e mori në pyetje për dëmin e shkaktuar nga tifozët në çerekfinale.  

“Të shtunën më 10 dhjetor, pas kualifikimit të kombëtares marokene, futbolli edhe një herë shkoi përtej sportit”, tha Laurence Robert-Dehault.

Në Paris, për shembull, më shumë se 20,000 njerëz u mblodhën në Champs-Élysées ku shpërthyen përplasje të shumta. Ishin më shumë se 100 arrestime”, tha ajo.

Darmanin u përgjigj me qetësi: “Në Paris kishte mbi të gjitha dhjetëra mijëra njerëz që u gëzuan për fitoret e Francës dhe Marokut. Kjo është festë. Ju inkurajoj të jeni të lumtur me njerëzit tanë”, tha ai.

Më pas ministri Darmanin minimizoi dëmin duke thënë se ishin të thyer vetëm tre xhama dhe në Champs-Élysées kur kishte 20,000 njerëz, vetëm tre skuterë ishin të dëmtuar, kjo është e vërteta e numrave në Paris”.

Në çdo rast, ka të ngjarë të presim skena nga tifozët e Francës ose Marokut, ose nga mijëra persona që i kanë të dyja kombësitë. Pritet gëzim por edhe dhunë, siç ndodhi fatkeqësisht edhe në vitin 2018 pas fitores së Francës në Botërorin e Rusisë.

Prandaj qeveria franceze po ndjek nga afër situatën dhe shpreson të frenojë sa më shumë aksidentet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë