Katar 2022

Timber kundër rrymës: Më i bukur Botërori në dimër, duhet përsëritur!

Gazeta Si – Jurrien Timber shkon kundër rrymës sa i takon Botërorit 2022. Të gjithë kritikojnë organizimin e turneut në Katar në periudhën e vjeshtës dhe dimrit, kurse mbrojtësi i Holandës del hapur në favor të kësaj risie.

“Të luash Botërorin në nëntor dhe dhjetor është bukur, më pëlqeu shumë, – ka thënë futbollisti i Ajaksit, duke precizuar se nuk është i vetmi që mendon kështu. – Sipas meje, është një eksperiencë që duhet përsëritur”.

Foto ilustruese. Boterori i Katarit i pari qe luhet ne dimer. Gazeta Si, 12 dhjetor 2022

Një deklaratë që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që ka hapur sërish debatin në lidhje me këtë çështje për të ardhmen. Kjo mënyrë u jep edhe një shans vendeve që janë lënë jashtë organizimit të Botërorëve pikërisht për shkak të kohës kur luhet turneu zakonisht (qershor-korrik).

Pavarësisht ngjeshjes së kalendarit, që vë në vështirësi klubet, për Timber zhvillimi i Botërorit në vjeshtë dhe dimër është një avantazh nga pikëpamja ambientale, por edhe për lojtarët dhe spektaklin.

“Të luaja në këtë periudhë ishte bukur edhe nga pikëpamja teknike, – ka shtuar mbrojtësi. – Kemi ardhur këtu në gjendje optimale fizike, sepse nuk ishim të lodhur, siç ndodh zakonisht”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë