Katar 2022

En-Nesyri theu rekordin e Ronaldos te kërcimi i golit ndaj Portugalisë

Gazeta Si – Kërcimi te goli që Youssef En-Nesyri i shënoi Diogo Kostës ishte historik në çdo aspekt. E para, sepse çoi Marokun në gjysmëfinale të një Botërori për herë të parë në histori. Dhe është skuadra e parë afrikane që e bën këtë gjë.

E dyta sepse për të shënuar atë gol sulmuesi maroken kërceu 2.78 metra, sipas ‘beIN SPORTS’. Lojtari i Seviljes kalon kështu goditjen me kokë të Kristiano Ronaldos në ndeshjen me Sampdorian, ku portugezi kërceu 2.56 metra.

En-Nesyri shënon golin e fitores ndaj Portugalisë. Gazeta Si, 12 dhjetor 2022

“Jemi të gjithë të lumtur. Jam i lumtur për fitoren dhe falënderoj shokët dhe tifozët. Pasi dështuam në 2018-ën, u thashë shokëve të skuadrës se do të fitonim ndaj Spanjës dhe Portugalisë”, – tha En-Nesyri.

Një goditje e dyfishtë për Ronaldon: jashtë Botërorit mes lotësh dhe humbje e rekordit personal të kërcimit së larti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë