Katar 2022

Trajneri i Marokut: Jemi Roki Balboa i Kupës së Botës, të gjithë na duan

Gazeta Si – “Kur shikon Roki Balboan, do të bësh tifo për Rokin, për punën e fortë që ai bën dhe për impenjimin maksimal. Ne jemi Roki Balboa i kësaj Kupe Bote”, – ka thënë pas kualifikimit në gjysmëfinale trajneri i Marokut, Valid Regragui.

Për Marokun dhe Afrikën është një arritje historike, sepse për herë të parë një skuadër e këtij kontinenti shkon në një gjsmëfinale Botërori.

Valid Regragui, trajneri i Marokut. Gazeta Si, 11 dhjetor 2022

“Po bëhemi, – ka shtuar trajneri maroken, – skuadra që të gjithë e duan në këtë Kupë Bote. Sepse po tregojmë se edhe pse nuk ke shumë talent, nëse ke dëshirë, zemër dhe vendosmëri, mund të arrish rezultate të mëdha. Dikush do të thotë se është një mrekulli, por ne kemi fituar pa pësuar gol ndaj Belgjikës, Spanjës dhe Portugalisë. Ky është rezultati i punës së madhe që kemi bërë”.

Po tani, deri ku mund të shkojë ky Marok? “Mund të ëndërrojmë. Pse të mos ëndërrojmë fitimin e Kupës së Botës. Kemi eliminuar disa nga skuadrat më të forta të botës. Për askënd nuk do të jetë e lehtë të na mundë’, – ka përfunduar trajneri Regragui.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë