Gazeta Si – Luis Van Gal nuk është më trajner i Holandës. E ka konfirmuar ai vetë pas humbjes me Argjentinën, që solli edhe eliminimin nga Botërori i Katarit.
“Ishte ndeshja ime e fundit për këtë mandat të tretë. Jam krenar, sepse kam grumbulluar shumë lojtarë të rinj dhe u kam dhënë atyre mundësinë të fitojnë eksperiencë. Kemi formuar një grup dhe kur shoh prapa, vërej diçka mjaft pozitive.
Nuk ndihem humbës, po lë një skuadër teknike dhe të konsoliduar. Kam qenë trajner për 20 ndeshje dhe nuk kam humbur asnjëherë. Ka një arsye pse ka ndodhur kjo”, – ka thënë Van Gal.

Vendin e tij do ta marrë Ronald Koeman, i cili e nis zyrtarisht punën më 1 janar. Rikthimi i tij ishte njoftuar kohë më parë. Koeman e ka drejtuar Holandën në periudhën 2018-2020, duke pasur Dik Advokat pas kualifikimit të munguar në Rusi 2018.
Me të në krye ‘Tulipanët’ shkuan në finale të Ligës së Kombeve 2019, ku humbën me Portugalinë. Po ashtu, u kualifikuan në Europian. Në 2020-ën Koeman la Holandën për Barcelonën. Tani ai rikthehet për të drejtuar këtë skuadër, që Van Gal e la pas 14 fitoresh dhe 6 barazimesh në mandatin e tij të tretë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



