Gazeta Si – Reporteri 49-vjeçar që më 21 nëntor u ndalua në stadium, sepse kishte veshur një fanellë ylber, u ndje keq në tribunën e shtypit. U dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë në agim.
Grant Wahl, një nga gazetarët më të njohur të futbollit në SHBA, ka ndërruar jetë në Doha, teksa po ndiqte ndeshjen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Holandës. Ishte 49 vjeç. Gazetarët amerikanë që ishin ulur pranë tij tregojnë se Wahl ra pas vendit ku ishte ulur në tribunën e ‘Lusail Iconic Stadium’ gjatë shtesave të ndeshjes.

Reporterët e tjerë thirrën menjëherë ndihmën e shpejtë. Fillimisht gazetarit iu dha ndihma në vend, para se ta çonin me barelë në spital. E përditshmja amerikane ‘The Wall Street Journal’ bën me dije se Wahl është goditur nga një atak kardiak.
Wahl, i cili po ndiqte Kupën e 8-të Botës në karrierë, punonte për kanalin amerikan ‘CBS Sports’. Të hënën e 5 dhjetorit kishte shkruar në sitin e tij se ishte vizituar në një klinikë në Katar.
“Trupi im më ka tradhëtuar. Tri javë me pak gjumë, shumë stres dhe shumë punë mund ta japin këtë efekt”, – shkruante Wahl. Ajo që dukej një ftohje gjatë 10 ditëve të fundit ishte shndërruar në diçka të rëndë mbrëmjen e ndeshjes SHBA-Holandë: “Nuk jam me Covid, mjekët më kanë thënë se me shumë mundësi është bronshit. Më kanë dhënë antibiotik dhe shurup për kollën. Ndihem pak më mirë, por jo plotësisht”.
Të enjten gazetari kishte bërë me dije se kishte shkuar sërish në klinikë, sepse nuk ndihej 100% mirë. “Kam shumë kollë, të gjithë kanë kollë këtu, disa shumë të fortë. Ndonjëherë duket si rënkim vdekje”, – shkuante gazetari gjithashtu.
U.S. Soccer Statement On The Passing Of Grant Wahl: pic.twitter.com/CBp1mCK1mQ
— U.S. Soccer (@ussoccer) December 10, 2022
Gjatë Kupës së Botës Wahl tërhoqi vëmendjen, sepse u ndalua më 21 nëntor nga personeli i sigurisë, për shkak se kishte veshur një fanellë ylber. Ai u mbajt 25 minuta në ‘Ahmed Bin Ali di Al Rayyan’ dhe më pas u la i lirë.
I diplomuar në 1996-ën, në Princeton, Wahl ka punuar për ‘Sports Illustrated’ nga 1996-a deri në 2021-shin. Ai është i njohur shumë për atë që ka bërë me futbollin dhe basketbollin. Ka punuar edhe për ‘Fox Sports’ nga 2012-a në 2019-ën. Ishte i martuar me Celine Gounder, një mjeke specialiste e sëmundjeve infektive. Lajmi ka shokuar familjarët, gjithë kolegët e gazetarit dhe botën e sportit në SHBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



