Gazeta Si – Argjentinë-Kroaci është gjysmëfinalja e parë e Katar 2022. Lionel Mesi nuk zhgënjeu sot ndaj Hoalndës, dha një asist magjik për golin e parë dhe shënoi me penallti golin e dytë në kohën e rregullt, që përfundoi 2-2.
U deshën shtesat dhe pastaj penalltitë edhe këtë herë për të vendosur kush vazhdon më tej. Ai që bëri diferencën ishte portieri Martinez, i cili priti dy penalltitë e para të holandezëve. Argjentina humbi vetëm nëj penallti me Enco Fernandez, ndërsa Lautaro Martinez realizoi penalltinë e fundit, duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij.
Momenti i parë kyç i ndeshjes ishte ai i minutës së 35-të, kur Mesi shpiku një asist nga ata që di të japë vetëm ai. Ai nxorri Molinën të vetëm përballë portierit holandez dhe 1-0. Goli çliron argjentinasit pas një loje përgjithësisht të barabartë.
Në pjesën e dytë trajneri van Gal bën disa lëvizje nga stoli për të fuqizuar sulmin, por Holanda sërish pak bën përpara. Një ndërhyrje naive e Dumfris bën që spanjolli Lahoz të vërshëllejë për penallti dhe Mesi nuk fal nga pika e bardhë.
Por van Gal gjen ‘kartën’ e duhur në stol dhe Holanda rifutet në lojë 7 minuta para fundit të kohës së rregullt. Veghorst, i futur në fushë si zësvendësues, vetëm pas 5 minutash ngushton diferencën në 2-1 me një gjuajtje me kokë.
Akordohen 10 minuta shtesë dhe në të fundit po ky lojtar shtang Argjentinën me golin e barazimit, duke finalizuar një skemë në nëj goditje dënimi. Më pas 30 minutat shtesë luhen me frikë, me të dyja skuadrat që më shumë mbrohen. Ruleta e penalltive ‘thotë’ Argjentina dhe festa shkon për Mesin me shokë, falë pritjeve të portierit Martinez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



