Katar 2022

Heroi i Kroacisë, Livakoviç: Jemi luftëtarë, nuk kursejmë asgjë në fushë

Gazeta Si – Nëse Kroacia sot është në gjysmëfinale të Botërorit, merita më e madhe është e tij, portierit Dominik Livakoviç. Ishte ai që e kualifikoi skuadrën ballkanase me penalltitë e pritura ndaj Japonisë dhe ishte po ai që sot priti penalltinë e parë ndaj Brazilit.

“Kemi eksperiencë si skuadër dhe jemi rritur si luftëtarë. Nuk i kursejmë kurrë sforcot, kjo është receta e suksesit tonë”, – ka theksuar portieri Livakoviç pas triumfit ndaj Brazilit, që e çon Kroacinë në gjysmëfinale.

Livakoviç ben nje nderhyrje ndaj Nejmarit. Gazeta Si, 9 dhjetor 2022

“Dua të falënderoj tifozët kroatë që ishin të pranishëm në stadium, na kanë mbështetur fort gjatë gjithë ndeshjes. Ne luftojmë fort në fushë, japim gjithçka që kemi. I marrim ndeshjet një e nga një dhe të shohim se deri ku mund të shkojmë”, – shtoi portieri kroat në konferencë shtypi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë