Gazeta Si – Gereth Southgejt ka folur për një Angli kurajoze dhe të bindur për aftësitë që ka. Para ndeshjes me Francën ai ka theksuar se skuadra nuk do të hyjë në fushë për t’u mbrojtur, por për ta goditur kundërshtarin.
“Nuk ka sens të dalësh në fushë për një ndeshje si kjo dhe të mendosh të mbrohesh. Besojmë se do t’i krijojmë probleme Francës me lojën tonë. Katër vjet më parë, nëse do luanim me Francën, do flisnim për një ndeshje të mirë, por sinqerisht nuk vinim nga paraqitje të mira.
Nuk kishim eksperiencë të mjaftueshme që të na jepte besimin se mund të fitonim. Tani kemi pasur shumë mbrëmje të mëdha dhe e dimë që në këtë fazë ndeshjet janë shumë të ekuilibruara. E dimë që kemi kualitet për të fituar”, – tha Southgejt.

Në dyshim për anglezët është Rahim Sterling, që sot u kthye në stërvitje. Ai ishte në Londër për të qëndruar pranë familjes, pas vjedhjes me armë në shtëpinë e tij.
“Duhet ta shohim, ka humbur shumë stërvitje dhe ka bërë udhëtime të gjata. Kishte nevojë ta mbështeste familjen e tij dhe ishte një vendim i thjeshtë për mua. E mbështes gjithmonë çdo lojtar. Natyrisht, dua të kem gati lojtarët më të mirë dhe dua t’i fitoj ndeshjet, por ka momente në jetë, ku njeriu është më i rëndësishëm”, – u shpreh trajneri anglez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



