Kinema

Filmat më të mirë të vitit 2022

Lista me filmat më të mirë të vitit 2022 përfshin prodhimet e Hollywood, po ashtu edhe prodhime nga Franca, Italia, Irlanda, Suedia, India dhe Irani.

“Aftersun”

Në dramën e Charlotte Wells, një vajzë 11-vjeccare nga Skocia, Frankie Corio dhe babai i saj 31-vjeccare, Paul Mescal shkojnë për pushime në një resort të vjetër në Turqi, në fund të viteve 90’. Atje nuk ka kriza apo fjalime që të prekin zemrën, por Wells krijon një atmosferë të pakëndshme dhe një ndjenjë ogurzezë se kjo do të jetë festa e fundit që të dy bëjnë së bashku.

“The Banshees of Inisherin”

Martin McDonagh vjen këtë herë me një komedi të zezë dhe absurdiste për dy shokë pijanecë, Colin Farrell and Brendan Gleeson në një ishull rural të 1923-shit. Miqësia e tyre përfundon papritur kur njëri prej tyre njofton se do të presë gishtat e vet nëse tjetri do të flasë përsëri me të. Një meditim i shkëlqyeshëm i skenarit dhe i aktruar mbi mirësinë, vdekshmërinë, vlerën e artit - dhe kokëfortësinë qesharake të burrave kudo.

“Everything Everywhere All at Once”

Imagjinoni nëse “The Matrix” do të ribëhej nga Michel Gondry, regjisori i “Eternal Sunshine of The Spotless Mind”,  dhe ju do të shikonit një aksion-komedi fiksional të paparashikueshëm. Michelle Yeoh dhe Ke Huy Quan aktrojnë si dy pronarë të një lavanderie të cilët duhet ta shpëtojnë realitetin nga zhdukja. “Everything Everywhere All at Once” kapërcen në realitete të ndryshme. Megjithëse ka një buxhet më të vogël se filmat e Marvel, ai ka mjaft ide dhe emocione të mëdha për të kompensuar.

“Happening”

Bazuar në një novelë autobiografike të Annie Ernaux, “Happening” ka protagonist Anamaria Vartolomei, një student që mbetet shtatëzënë në një natë me një të panjohur në 1963-shin. Ajo tenton të bëjë një abort edhe pse procedura ishte ilegale në Francë atë kohë. Por shpejt zbulon se pak do ta ndihmojnë dhe shumë do të qëndrojnë kundër saj. Audrey Diwan vë në skenë filmin e saj me interpretim të përsosur dhe me ritëm të përsosur në stilin e një drame indie bashkëkohore, pa shenjat e zakonshme të viteve 1960, kështu që mund të supozoni lehtësisht se është vendosur në ditët e sotme..

“Hit the Road”

Drama-komedia e iranianit Panah Panahi nis si një udhëtim plot humor dhe zënka midis familjes. Vetëm më vonë bëhet e qartë se një nga djemtë në makinë po nxirret jashtë vendit me shpenzime të mëdha dhe rrezik më të madh dhe se të tjerët mund të mos e shohin më kurrë. "Hit the Road" rritet në një fabul elegjike,t ë bukur dhe magjike- pa humbur asnjë gjë nga butësia dhe humori i saj fillestar.

Lista vazhdon me “Moonage Daydream”, dokumentarin e Brett Morgen për David Bowie.

“Pinocchio”, versioni i Guillermo del Toro. “RRR” nga S.S. Rajamouli, në Indi. “Top Gun: Maverick”. “Triangle of Sadness”, “Turning Red”./The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë