Gazeta Si – Për ecurinë e deritanishme të Botërorit, por edhe për atë që pritet ta fitojë këtë turne, ka folur së fundi Sven Goran Erikson, një nga trajnerët e njohur në Europë. Suedezi zgjedh Brazilin si ekipin më të mirë të Katar 2022.
“Gonçalo Ramos është zbulimi absolut i këtij turneu. Te Benfika ka treguar vlerat e tij, por të shënosh tre gola në ndeshjen debutuese në një Botëror është tjetër histori.

Maroku është kombëtarja zbulim e Botërorit, por sinqerisht nuk besoj se mund të shkojë më shumë se çerekfinalet. Për ekipin që fiton turneun do të thosha Brazili. Ka një skuadër shumë të mirë mes mbrojtjes dhe sulmit”, – është shprehur Erikson në një intervistë të fundit për ‘Il Messaggero’.
Përveç Brazilit, dy skuadra të tjera që konsiderohen favorite të forta për të triumfuar në Katar janë Argjentina dhen Franca kampione në fuqi. Por futbolli gjithmonë rezervon surpriza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



