Gazeta Si – Botërori ka hyrë tashmë në fazën e tij “të pamëshirshme”, ku skuadrat bëhen shumë të kujdesshme, sepse edhe një gabim i vogël të çon në shtëpi. Në një ndeshje ka vetëm një fitues dhe nga sot do të mësojmë se kush janë më të fortët.
Brazili, i vlerësuar si një favorit kryesor, përballet me Kroacinë. Ballkanasit vijnë në këtë ndeshje sigurisht në rolin e sfidantit, por nuk kanë asgjë për të humbur. Trajneri Daliç ka theksuar se të tijtë do t’ia bëjnë të vështirë Brazilit.

Në anën tjetër, Seleçao vjen më e karikuar se kurrë, gati për ‘kërcimet’ e radhës, edhe pse me ndonjë mungesë. Trajneri Tite pritet t’i besojë të njëjtit formacion që fitoi bindshëm ndaj Koresë së Jugut në 1/8-at.
Më e ekuilibruar mund të jetë nfdeshja e mbrëmjes mes Argjentinës, një tjetër favorite, dhe Holandës së trajneri Luis van Gal. Për të ardhur keq që një prej këtyre skuadrave duhet të lërë Katarin që në çerekfinale.
Lionel Mesi ka treguar një formë të mirë në këtë kompeticion dhe po u udhëheq Argjentinën me golat e tij, por Holanda është prova e parë vërtet e vështirë për të. Në dyshim për këtë ndeshje kanë qenë mesfushori De Paul dhe sulmuesi anësor Di Maria. Në radhët e ‘Tulipanëve’ ka besim se Argjentina mund të kalohet.
Katar 2022, çerekfinalet
Sot
Kroaci-Brazil (16:00)
Holandë-Argjentinë (20:00)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



