Gazeta Si – Falë golit të shënuar ndaj Zvicrës, Pepe është futur në historinë e futbollit botëror. Mbrojtësi i Portugalisë është bërë lojtari më i vjetër në moshë që shënon në një Kupë Bote.
Në moshën 39 vjeç, 9 muaj e 10 ditë, lojtari i Portos ka kaluar sulmuesin mitik të Kamerunit, Roxher Milla, i cili shënoi në Botëror në moshën 38 vjeç, 1 muaj e 3 ditë. Në këtë klasifikim special bëjnë pjesë edhe Lionel Mesi dhe Oliver Zhiru, me golat e fundit që kanë shënuar në Katar.

Shënuesit më të vjetër në moshë në Botërorë
1) Pepe (Katar 2022 – 39 vjeç, 9 muaj e 10 ditë)
2) Roxher Milla (Itali 1990 – 38 vjeç, 1 muaj e 3 ditë)
3) Gunar Gren (Suedi 1958 – 37 vjeç, 7 muaj e 24 ditë)
4) Obdulio Varela (Suedi 1958 – 36 vjeç, 9 muaj e 6 ditë)
5) Oliver Zhiru (Katar 2022 – 36 vjeç, 2 muaj e 4 ditë)
6) Mirosllav Klose (Brazil 2014 – 36 vjeç e 30 ditë)
7) Nils Liedholm (Suedi 1958 – 35 vjeç, 8 muaj e 21 ditë)
8) Lionel Mesi (Katar 2022 – 35 vjeç, 5 muaj e 9 ditë)
9) Xhovani Van Bronkhorst (Afrikë e Jugut 2010 – 35 vjeç, 5 muaj e 1 ditë)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



