Katar 2022

Dueli me Mbape, Uollker sfidon francezin: E di si mund ta ndaloj

Gazeta Si – Angli-Francë është një nga ndeshjet më interesante të fazës çerekfinale të Botërorit të Katarit. Për fat të keq, një prej këtyre dy skuadrave duhet të largohet para kohe nga ky kompeticion.

Problemi kryesor për anglezët në këtë ndeshje është të gjejnë mënyrën për të ndalur sulmuesin kilian Mbape, autor i 5 golave deri tani, shënuesi më i mirë i turneut. Mbrojtësi Kajli Uollker është optimist dhe beson se është në gjendje për të eliminuar yllin e francezëve.

Kajli Uollker në konferencë shtypi. Gazeta Si, 8 dhjetor 2022

Në konferencë shtypi Uollker ka theksuar: “E di shumë mirë se çfarë duhet të bëj për ta ndalur Mbape. Është më e lehtë ta thuash se sa ta bësh, por nuk e nënvlerësoj veten aspak. Kam luajtur kundër tij disa herë me Mançester Sitin.

Mbape është një lojtar fantastik dhe në formë shumë të mirë. Nuk do të jetë e lehtë, por kam përballuar edhe të tjerë lojtarë të mëdhenj me Anglinë dhe me klubet ku kam luajtur. Kush është më i shpejtë? Të shtunën do ta shohim, shpresoj të jem unë…”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë