Gazeta Si – Hansi Flik do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren gjermane. Federata Gjermane e Futbollit e ka konfirmuar zyrtarisht trajnerin, pavarësisht dështimit në Botërorin e Katarit.
Presidenti i DFB-së Bernd Neuendorf, zëvendëspresidenti Hans-Joakim Vatzke dhe trajneri Hansi Flik patën sot një takim miqësor dhe konstruktiv mbi të ardhmen e kombëtares. Pas takimit, Bernd Neuendorf ka shpjeguar: “Jemi të gjithë të bindur se Euro 2024 në vendin tonë përfaqëson një mundësi të madhe për futbollin në Gjermani.

Objektivi ynë është ta transformojmë këtë turne në një sukses sportiv. Kemi besim të plotë te trajneri Hansi Flik se ai do ta kalojë këtë sfidë me skuadrën e tij. Për pasuesin e Oliver Bierhof, kemi rënë dakord që të marrim një vendim pasi të diskutojmë për strukturën e ardhshme të këtij sektori”.
Trajneri Hans-Dieter Flik, pas konfirmimit u shpreh: “Unë dhe stafi im jemi optimistë për Europianin në vendin tonë. Si skuadër mund të bëjmë shumë më shumë se në Katar. Humbëm një shans, por do të nxjerrim mësime. Kam besim dhe dua që Gjermania të bashkohet sërish rreth kombëtares në Europianin e shtëpisë në 2024-ën”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



