Gazeta Si – Gabriel Omar Batistuta është shënuesi më i mirë i Argjentinës në Botërorë, me 10 gola të realizuar. Pas tij vjen Lionel Mesi, kapiteni dhe lideri aktual i skuadrës amerikano-jugore në Botërorin e Katarit.

Mesi ka vetëm një gol më pak se ‘Mbreti Luan’ dhe mund ta barazojë rekrodin e tij që në ndeshjen me Holandën në çerekfinale. Për këtë ka folur se fundi edhe vetë Batistuta, i cili për ‘Olé’, ka deklaruar:
“E mbaj këtë rekord prej 20 vjetësh dhe jam argëtuar, më ka pëlqyer. Tani është e drejtë që rekordin ta ketë dikush tjetër dhe nëse ky dikush quhet Lionel Mesi, atëherë shtë i mirëserdhur”.
Sigurisht, ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Romës uron me shpirt që Mesi të shënojë sa më shumë, pasi si çdo argjentinas, edhe ai pret që skuadra e Skalonit të fitojë Kupën e Botës në Katar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



