Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka bërë disa ndryshime në buxhetin e vitit 2022, në më pak se një muaj të mbetur deri në përfundim të tillë.
Në fletoren Zyrtare janë publikuar ndryshimet që tregojnë për një rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve, të planifikuara nga qeveria me 5 mld lekë. Deficiti i parashikuar mbetet i njëjtë, 83.8 mld lekë.
Stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë në 1.425 mld lekë, nga 1.361 mld që parashikohej.
Ndërkohë fondi i rindërtimit është rritur me 12 mld lekë, duke shkuar në 32.4 mld lekë nga 20 që ishte në ndryshimet e bëra në muajin korrik. Sipas dokumentit, fondet shtesë do të shkojnë për projektet që janë ngrirë gjatë vitit për të reduktuar shpenzimet.
Fondi rezervë mbetet 3.5 mld lekë, kontigjenca për paketat sociale 10.2 mld dhe kontigjenca për risqet e borxhit, 4.8 mld lekë.
Në aktin normativ ulet fondi për politika të reja pagash nga 1,9 miliardë lekë që parashikohej në aktin e muajit korrik arrin në 1,2 miliardë lekë. Ndërsa shfuqizohet fondi për shpronësimet e parashikuar me vlerë 3 miliardë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



