Katar 2022

Van Gaal: Brazili? Një ekip i zakonshëm

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal duket se nuk ka mbetur aspak i impresionuar me paraqitjen e Brazilit deri më tani në Kupën e Botës. Edhe pse Brazili po konsiderohet si favoriti kryesor për të triumfuar në Katar, trajneri holandez nuk e ka një mendim të tillë.

Brazili është kualifikuar në çerekfinale pasi mposhti 4:1 Korenë e Jugut për ta regjistruar fitoren e tretë në katër ndeshje të luajtura.

Megjithatë, Van Gaal ka thënë se nuk i ka bërë aspak përshtypje paraqitja e Brazilit, sidomos në duelin ndaj Koresë së Jugut.

“I pashë duke luajtur dhe lexova se çfarë shkruhej për Brazilin në mediat holandeze. Thuhet se loja e tyre është shpërthyese dhe është e bukur. Por unë e pashë një ekip të zakonshëm që ishte i fokusuar në kundërsulme. Koreja e Jugut vetëm sulmoi, ndërsa Brazili ia ktheu me kundërsulme. Asgjë më shumë”, tha Van Gaal për televizionet holandeze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë