Katar 2022

Brozoviç vendos rekord të ri botëror, ndaj Japonisë vrapoi 16.7 kilometra

Gazeta Si – Gjatë ndeshjes Kroaci-Japoni është vendosur një rekord botëror. Është një rekord individual në fakt, që ka të bëjë me kilometrat e bëra nga mesfushori i Interit, Marselo Brozoviç.

Aftësitë e tij për të vrapuar pa fund janë të njohura prej kohësh. Ndaj Japonisë Brozoviç luajti 120 minuta dhe shfaqi gjithë potencialin e tij në mesin e fushës.

Marselo Brozoviç. Gazeta Si, 6 dhjetor 2022

Në Kroaci shkruajnë se Brozoviç vrapoi 16.7 kilometra në ndeshjen e fundit dhe ky është një rekord botëror. Kroati ka thyer rekordin e tij të mëparshëm. Në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Rusi 2018, ku Kroacia u mund në finale nga Franca, mesfushori kishte vrapuar 16.33 kilometra.

Trajneri Zllatko Daliç zëvendësoi dy mesfushorët e tjerë gjatë ndeshjes me Japoninë, Modriç dhe Kovaçiç, kurse Brozoviç qëndroi deri në fund, madje gjuajti dhe shënoi një nga penalltitë e kroatëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë