Gazeta Si – Samuel Eto, presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kamerunit dhe ish-lojtar i shumë skuadrave të njohura europiane, është bërë protagonist negativ në Katar. Pas ndeshjes Brazil-Kore e Jugut ai ka dhunuar fizikisht një ‘youtuber’ algjerian.
Kur doli nga stadiumi, Eto ndaloi për të bërë foto me disa fansa. Aty është afruar edhe ‘youtuberi’ alegjerian me kamerën e tij, diçka i ka thënë që ish-lojtarit nuk i ka pëlqyer dhe kaq ka mjaftuar. Në nervozizëm e sipër Eto e ka goditur me shkelm, duke e rrëzuar në tokë. Dhe pamjet kanë bërë xhiron e botës.
🔴 URGENT : Samuel Eto’o frappe un supporter au Qatar 😢
— CFOOT (@cfootcameroun) December 6, 2022
🎥 @LaOpinionLA pic.twitter.com/c4IMnXAKhC
Eto ndërkohë është i përfshirë edhe në një çështje tjetër, që ka të bëjë me përjashtimin e portrierit Andre Onana nga Kameruni gjatë Botërorit të Katarit. Çështja në fjalë ka shkuar deri në parlamentin e Kamerunit, që kërkon shpjegime për atë që ka ndodhur, pasi skuadra nuk mundi të kalonte grupin.
Një zë nga dhoma e zhveshjes së Kamerunit ka bërë me dije se Onana kishte kritikuar formën e Nikolas Nkulu te trajneri Rigobert Song, por kjo gjë iu transmetua ndryshe presidentit Eto nga zëdhënësi i kombëtares: sikur portieri i Interit kishte kritikuar edhe zgjedhjet e trajnerit.
Te Kameruni janë tërbuar me veprimin e zëdhënësit, sepse nuk e raportoi në mënyrë korrekte ngjarjen. Lojtarët i kërkuan Etosë largimin e zëdhënësit, por presidenti i federatës preferoi të largonte portierin Onana nga Katari. Një miks zërash, që lënë edhe një mister pas.

Për këtë ngjarje, parlamenti kamerunas, sipas ‘Le Jour’, i ka kërkuar Ministrit të Sportit, Narcisse Mouelle Kombi, të japë shpjegime për të qartësuar siatuatën. Në anën tjetër, vazhdojnë kërkimet për atë që ka dhënë lajmin për shtypin për çka ndodhi në dhomat e zhveshjes.
Është akuzuar Kolins Fai si personi që ka bërë videon inkriminuese, por ai ka hedhur gjithçka poshtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



