Gazeta Si – Në futbollin gjerman ka nisur revolucioni. Pas dështimit të madh në Katar, me eliminimin e dytë radhazi që në fazën e grupeve në Botëror, Federata Gjermane e Furtbollit (DFB) ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me Oliver Bierhof.
Drejtori i skuadrave kombëtare gjermane paguan kështu për të gjithë dhe largohet nga roli që mbante prej 18 vitesh. “Pas 18 vitesh në pozicione me përgjegjësi në federatën gjermane, kam dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të deleguar të skuadrave kombëtare dhe akademive.
Ramë dakord me presidentin Bernd Neuendorf. Po hap rrugën për vendime të reja për futbollin gjerman”, – ka deklaruar Bierhof. Më tej ish-sulmuesi i Milanit shton: “Puna ime është udhëhequr gjithmonë nga bindja se duhej të bëja më të mirën për kombëtaret gjermane”.

Bierhof u afrua në federatën gjermane në vitin 2004 dhe në 2014-ën u shpall kampion bote. “Paraqitja në Rusi 2018 dhe në Katar 2022 dhemb ende shumë. Për këtë arye nuk largohem pa autokritikën e nevojshme. Katër vitet e fundit nuk arritëm të ndërtojmë një skuadër mbi bazën e sukseseve të mëparshme dhe t’u japim tifozëve kënaqësinë të festojnë sërish.
Disa vendime, për të cilat ishim të bindur, nuk dolën të sakta. Askujt nuk i vjen keq më shumë se mua, ndaj dhe marr përgjegjësitë e mia. I uroj më të mirën federatës në detyrat e saj të rëndësishme. Shpresoj që edhe në të ardhmen tifozët të vazhdojnë ta mbështesion me pasion skuadrën tonë”, – përfundon Bierhof.
Federata gjermane e ka falënderuar Bierhofin për punën që ka bërë për 18 vite dhe i ruon atij më të mirat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



