Gazeta Si – Botërori i Katarit do të njohë sot edhe dy skuadrat e fundit çerekfinaliste, që do t’i bashkohen Holandës, Francës, Argjentinës, Anglisë, Kroacisë dhe Brazilit. Spanja ndeshet me Marokun në orën 16:00 dhe Portugalia me Zvicrën në orën 20:00.
Iberikët janë favoritë ndaj Marokut, që gjithsesi nuk është aspak për t’u nënvlerësuar, sepse mundi Belgjikën në fazën e grupeve. Spanja, pas zhgënjimit ndaj Japonisë, synon sot të rikthehet në nivelin e saj.

Trajneri Luis Enrike ka theksuar se nuk e ndryshon skuadrën vetëm se luajti 10 minuta dobët dhe u mund nga Japonia. Ai pritet të luajë me po ata lojtarë që aktivizoi titullarë edhe në grup.
Portugalia e Ronaldos përballet në mbrëmje me Zvicrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Në letër portugezët janë favoritë, por futbolli është i paparashikueshëm. Zvicveranët kanë shanset e tyre dhe do të japin gjithçka në fushë për të bërë surprizën në këtë fazë të Botërorit.
Katar 2022, 1/8-at
Sot
Spanjë-Marok (16:00)
Portugali-Zvicër (20:00)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



