Katar 2022

Brazili vallëzon në fushë, asfalton Korenë e Jugut që në pjesën e parë

Gazeta Si – Brazili siguron duke vallëzuar biletën e çerekfinaleve të Katar 2022, ku e pret Kroacia. Në ‘974 Stadium’ në Doha Seleçaos i ka mjaftuar një pjesë loje për të arkivuar fitoren, pas golave të Vinicius, Nejmar me penallti, Riçarlison dhe Paketa.

Shumë i fortë Brazili për Korenë e Jugut. Ka përfunduar 4-1 ndeshja mes amerikano-jugorëve dhe aziatikëve, ku skuadra e Tites ka bërë një paraqitje spektakolare. Më 9 dhjetor është programuar përballja me Modriç me shokë.

Ndeshja nisi menjëherë me spektakël dhe pas 6 minutash Vinicius hapi serinë e golave me shumë gjakftohtësi në zonë. Vetëm pak minuta më vojë Riçarlison fitoi një penallti, që Nejmar, i rikthyer nga dëmtimi, e shndërori në gol.

Riçarlison finalizoi një kombinim të bukur të brazilianëve në minutën e 29-të, duke i çuar shifrat në 3-0. Paketa më pas ‘firmosi’ pokerin e Seleçaos dhe pjesa e dytë u bë një formalitet. Brazilianët e hoqën këmbën nga gazi dhe Koreja e Jugut shënoi golin e nderit me Di Paik Seung-Ho.

Tite kurseu disa nga lojtarët kryesorë në pjesën e dytë, pasi rezultati ia lejonte një gjë të tillë. Madje ai i dha mundësinë të luante disa minuta edhe portierit të tretë, në vend të Alisonit. Brazili krijoi disa raste, por nuk shënoi gol tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë