Gazeta Si – Paulo Bento, trajneri i Koresë së Jugut, nuk ia përton shumë FIFA-s. Ai është i pakënaqur me faktin që ndeshja me Brazilin për 1/8-at e Katar 2022 të luhet sot, pasi koha është shumë e shkurtër.
“Nuk kemi kohën të stërvitmemi si duhet, – thotë Bento. – Është e pamundur t’u transmetosh diçka lojtarëve dhe vetëm pas 72 orësh të zbresësh sërish në fushë. Nuk mbaj mend që në 2018-ën të ketë ndodhur e njëjta gjë. Besoj se nuk është humane dhe aspak e drejtë”.

Më tej trajneri portugez ka theksuar: “Ne nuk jemi Brazili, që ia lejon vetes që në ndeshjen e tretë në grup të aktivizojë një tjetër formacion, duke lënë pushim titullarët. Brazili për mua është favoriti kryesor i këtij Botërori.
Megjithatë, duhet të përballojmë situatën, FIFA krijon gjithmonë kushtet më të këqija për ata që janë inferiorë dhe favorizon më të fortët. Kështu është dhe kjo është ajo që bën diferencën”, – u shpreh trajneri Bento para sfidës me Brazilin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



