Katar 2022

Gavi dhe historia me princeshën, Enrike bën humor: S’më duket fare si princ

Gazeta Si – Vëmendja e princeshës Leonor ndaj yllit të Barcelonës, i mbiquajtur jo rastësisht “El principito”, kanë trazuar orët e pritjes para ndeshjes mes Spanjës dhe Marokut në Botërorin e Katarit.

“Gavi princ? Sinqerisht nuk më duket i tillë, jo”. Qëndrimet e trajnerit Luis Enrike në Twitch shërbejnë gjithmonë si spunto. Trajneri spanjoll bën shaka shpesh me ndjëkesit e tij të shumtë.

Gavi në një ndeshje me Spanjën. Gazeta Si, 5 dhjetor 2022

“Çfarë mendon për faktin se Gavi mund të bëhet mbret i Spanjës?”, – ishte pyetja. Luis Enrike ka filluar të qeshë: “Eh, po, e kam dëgjuar lajmin. Sa ju pëlqen të ngacmoni… Jo, sinqerisht, s’më duket fare i tillë”, – përgjigjet Enrike dhe qesh sërish.

Po si erdhi puna deri këtu? Pse Pablo Martin Paez Gaviria, i njohur si Gavi, futbollist i datëlindjes 2004, mund të aspirojë për fronin? Për një histori gosipi, një histori që duket e sinqertë dhe që ka bërë shumë zhurmë.

Princesha e Asturias, Leonorde Borbon y Ortiz, e lindur në 2005-ën, është e para në radhë për t’u ulur në fronin e Spanjës. Ajo studion në Uells dhe dikush ka bërë me dije se vajza e re ka një ditar të mbushur me foto të lojtarit të Barcelonës.

Gavi i dhuron fanellën mbretit Felipe. Gazeta Si, 5 dhjetor 2022

Ka dhe një indicje tjetër. Javën e kaluar mbreti i Spanjës, i vetmi sovran europian i pranishëm në Katar, ndoqi nga afër Spanjën dhe pas ndeshjes me Kosta Rikën zbriti në dhomat e zhveshjes. Aty i kërkoi Gavit t’i dhuronte një fanellë dhe kjo gjë nuk u ka shpëtuar fotografëve. Mbreti mbante fanellën me numër 9, teksa mesfushori e firmoste nën shikimin e presidentit të federatës Luis Rubiales.

Fanella në fjalë ishte e një masë të vogël, kurse mbreti është trupmadh dhe sigurisht që dhurata nuk ishte për të. ‘Ishte për Leonor”, – kanë shkruar të sigurt sitet e ndryshme në Spanjë.

Shokët e skuadrës ndërkohë i kanë vënë një nofkë të re futbollistit: “El principito” (princi). Për faj të Leonor. Priten konfirmime, por sipas ‘Socialité’, program gosipi, në Shtëpinë e Bardhë nuk ka asnjë problem afrimiteti mes princeshës dhe “princit”.

Halla e Leonor dhe motra e mbretit Felipe, Kristina, është martuar me Injaki Urdangarin, lojtar i Barcelonës dhe një nga ikonat e hendbollit spanjoll. Tani për tani, Gavi mendon vetëm për titullin botëror.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë