Katar 2022

Brazili rikuperon Nejmarin, Kroacia synon çerekfinalen sot ndaj Japonisë

Gazeta Si – Katar 2022 do të njohë sot dy skuadra të tjera çerekfinaliste, pas Holandës, Argjentinës, Francës dhe Anglisë. Brazili përballet në mbrëmje me Korenë e Jugut dhe Kroacia me Japoninë në orën 16:00. Seleçao dhe ballkanasit janë favoritë për të kaluar më tej.

Formacionet e mundshme të Brazil-Kore e Jugut. Gazeta Si, 5 dhjetor 2022

Brazili, në mënyrë të befasishme ka rikuperuar Nejmarin. Dilema është, nëse trajneri Tite do ta hedhë në fushë nga minuta e parë, apo do ta nisë nga stoli. Gjasat janë që ylli brazilian të zbresë në fushë nga minuta e parë.

Në mbrojtje pritet që Eder Militao të spostohet në të majtë, pasi Aleks Sandro nuk është rikuperuar 100%. Në të djathtë kthehet Danilo, kurse pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë ajo e dy ndeshjeve të para.

Formacionet e mundshme të Kroaci-Japoni. Gazeta Si, 5 dhjetor 2022

Kroacia bazohet gjithmonë te eksperienca e mesfushorëve të saj Modriç, Brozoviç dhe Kovaçiç. Gvardiol ka marrë rolin e liderit në mbrojtje, ndërsa në sulm pritet të luajë Livaja në qendër, Kramariç dhe Perisiç në krahë.

Katar 2022, 1/8-at
Sot
Kroaci-Japoni (16:00)
Brazil-Kore e Jugut (20:00)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë