Keshilla

Efektet anësore të antibiotikëve

Efektet anësore më të njohura që shkaktohen nga antibiotikët janë të përzierat dhe diarrea. Pothuajse të gjithë që kanë marrë antibiotikë e dinë këtë pjesë, ndërsa një zbulim i fundit nga disa studiues amerikanë thotë se mbi 20% e njerëzve që kanë marrë antibiotikë gjatë jetë së tyre kanë përjetuar edhe disa efekte të tjera anësore. Cilat janë ato?

Ngjyrosja e dhëmbëve

Tetracycline mund të çojë në ngjyrosje dhëmbësh tek fëmijët para moshës 8 vjeçare. Dhe nëse një grua shtatzënë merr këtë medikament, ka shans që fëmija të ketë probleme me smaltin e dhëmbëve.

Ethet

Ethet mund të shkaktohen nga shumë gjëra, përveçse nga antibiotikët. Por nëse vëreni ethe menjëherë pasi keni marrë medikamentin, kjo tregon se keni reaksion ndaj këtij ilaçi.

Reaksion alergjik

Një nga efektet anësore më të rrezikshme të antibiotikut është një reaksion alergjik. Në këtë rast, një person mund të ketë skuqje të lëkurës, buzëve dhe gjuhë të fryrë, madje edhe fyt që mund të çojë në anafilaksi. Ndonjëherë në situata të tilla, një dozë adrenaline mund të shpëtojë një person. Mos harroni, reaksioni alergjik ndaj një antibiotiku nuk do të thotë që nuk mund të merrni më antibiotikë.

Ndjeshmëria ndaj diellit

Disa antibiotikë (tetracycline, fluoroquinolone, dhe sulfone) mund të kenë një ndikim në atë se sa e ndjeshme është lëkura juaj ndaj rrezeve ultravjollcë. Nëse jeni i ekspozuar shumë ndaj rrezeve të diellit gjatë marrjes së këtyre barnave, keni shanse që lëkura juaj të dëmtohet.

Problemet e zemrës

Nuk ndodh shpesh, por antibiotikët mund të shkaktojnë probleme me zemrën. Ata zakonisht shkaktojnë aritmi ose presion të ulët të gjakut.

Dhimbje koke dhe marramendje

Dhimbje koke dhe marrje mendsh janë gjithashtu efekte anësore shumë popullore që njerëzit kanë kur marrin antibiotikë. Por zakonisht, ata zhduken pasi të ndaloni marrjen e këtyre barnave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë