Gazeta Si – Dy gola Polonisë pas dopietës ndaj Danimarkës dhe golit ndaj Australisë. Kilian Mbape nuk di të ndalet dhe ka kaluar edhe mbretin Pele. Një rekord e ka arritur: lojtari nën 24 vjeç që ka shënuar më shumë gola në Botërorë. Francezi ka shënuar 9, Pele ishte ndalur te 7-a.
Në total ka barazuar edhe Mesin për numrin e golave në Kupën e Botës. Në Katar ka shënuar 5 gola deri tani dhe kryeson listën e shënuesve më të mirë. Duke parë moshën e tij të re, shanset janë të mëdha që të kalojë edhe Klosen, rekordmenin me 16 gola në Botërorë.

Rekordi që Mbape synon më shumë është që më 18 dhjetor të fitojë finalen. Nëse Francia bën bis, sulmuesi i PSG-së do të kapte Pelenë, i vetmi që është shpallur kampion bote dy herë pa shkuar 24 vjeç. Mbape gjithsesi është në historinë e futbolit botëror dhe ka gjithë karakteristikat të bëhet legjendë.
Pas Polonisë Mbape doli në konferencë shtypi, pasi kishte refuzuar disa herë më parë. “Kam mësuar se për këtë gjë federata është gjobitur, do ta paguaj unë gjobën, ka qenë vendimi im për t’u përqendruar 100% te ndeshjet.
Botërori një obsesion? Është kompeticioni i ëndrrave të mia, e kam bazuar sezonin tim te Botërori. Doja të isha gati dhe gjithçka po shkon mirë për objektivin që kam fiksuar, por për të fituar ka edhe shumë rrugë përpara”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



