Ana e errët

Gjashtë vite gjyq për një certifikatë në Gjirokastër. Avokatit nuk i del inati: Nuk më përfillën

Nga Gazeta ‘SI’ – Shumë qytetarë po zvarriten gjykatave dhe stoku i çështjeve ka shkuar mbi 30 mijë. Por disa nuk dorëzohen edhe pse çështjes i ka humbur aktualiteti e rëndësia dhe nuk ka asnjë vlerë përveçse për palën paditëse, është humbje kohe e mbi të gjitha humbje parash. Sipas burimeve një avokat me inicialet S.M, nisi betejën në gjykata, pasi zyra e gjendjes civile e Dropullit e zvarriti dhe nuk u bind për ta pajisur me një certifikatë për klientin, ndonëse klienti i kishte dhënë një prokurorë që ta përfaqësonte në gjykimin që ai do hapte për dëshminë e trashëgimisë.

Por teksa avokati i shtetasit në fjalë nisi mbledhjen e dokumentave, atij i duhej edhe një certifikatë e anëtarëve të familjes dhe për këtë me tagrin e avokatit iu drejtua zyrës përkatëse, e cila ka refuzuar.

Palët po ndeshen në gjykatën e apelit tanimë, duke qenë se zyra e gjendjes civile dhe siç bëhet me dije më tepër është kthyer një histori inati sesa do të zgjidhte diçka në themel.  Bëhet me dije sipas burimeve që i vendosën në dispozicion çështjen gazetës “Si”, se avokati rezulton i regjistruar pranë dhomës së avokatisë Gjirokastër dhe përfaqëson një shtetas me inicialet K.D , i cili i ka dhënë prokurorë për ta çelur dëshminë e trashëgimisë së prindërve. Për këtë aryse avokati thotë në gjykatë se certifikata e të vëllait të klientit shtetasit  V.D nuk i duhej për arsye personale, por në përmbushje të detyrës. Por ai u refuzua nga shërbimi civil kur u paraqit për të marrë dokumentin që nuk lëshohet prej më tepër se 6 vite nga angazhuar edhe gjykatat.

“ Zyra e Gjendjes Civile Vrisera, Bashkia Dropull, më datë 21.07.2016 u vu në dijeni me kërkesën për marrjen e certifikatës personale të shtetasit V. D për efekt të një procesi gjyqësor. Në bazë të ligjit nr. 9109, neni 6 “Për Avokatinë”, lidhur me lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë të  prindërve, avokati të cilit jam kontaktuar.”

Por avokati u refuzua me shkresën si vijon “Me kërkesën e protokolluar nga Bashkia Dropull me nr. 167 prot., datë 22.07.2016 kërkoni certifikatën e z. V. D, për nevojë gjykimi në një proces gjyqësor. Z. V. D ka deklaruar në Gjendjen Civile se nuk do të lëshohet asnjë e dhënë personale e tij tek askush tjetër përveç tij. Në rast se një proces gjyqësor ju lutem të thirret Zyra e Gjendjes Civile si palë e tretë për u dëgjuar me këtë ngërç. Deri në këtë moment Zyra e Gjendjes Civile nuk mund të lëshojë asnjë certifikatë personale dhe kjo bazuar në ligjin nr. 10129 datë 11.05.2009 si dhe në udhëzimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme nr. 95 datë 07.04.2014.”

Në fashikull thuhet se avokati nisi procesin paralel kësaj radhe si paditës ku dhe fitoi në shkallën e parë të Gjirokastrës e cila urdhëroi zyrën e gjendjes civile për të pajisur me certifikatën e klientit avokatin e tij. Por zyra e paditur nuk pranon. Duke mos lëshuar pe, zyra i drejtohet Gjykatës së Apelit.

“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër vlerëson se paditësi kundërshton mosveprimin e palës së paditur për paraqitjen e dokumentacionit zyrtar të kërkuar si të paligjshëm dhe që cenon interesat ligjorë të tij për llogaritjen e pensionit, për pasojë kërkon pranimin e padisë. Në gjykim u provua se av. S. M.  i ka paraqitur një kërkesë palës së paditur Zyra e Gjendjes Civile Vrisera, Bashkia Dropull në datë 21.07.2016 për marrjen e certifikatës personale të shtetasit V. D për efekt të një procesi gjyqësor në bazë të ligjit nr. 9109, neni 6 ‘Për avokatinë’.” Thuhet në vendimin që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al.

E kthyer në një dosje për nxjerrjen e inatit palët vazhdojnë më tej betejën. Ka qenë radha e gjendjes civile, e cila ka vijuar të mos bindet dhe të kundërshtojë në gjykatën e apelt. Inati mes palëve përfundon në 2018-n në shkallën e dytë e cila konsideron se “nga gjykata nuk është kryer hetim i plotë në lidhje me çështjen objekt gjykimi, si e tillë çështja duhet të prishet dhe të kthehet për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues. Paditësi me cilësinë e avokatit të çështjes nuk ka paraqitur prova të cilat e legjitimojnë paditësin në kërkimin e parashtruar në gjykatë për marrjen e provës pranë palës së paditur. Nuk është identifikuar shkaku i mosmarrëveshjes dhe interesat në cilin gjykim do të mbrohen prej paditësit me cilësinë e avokatit lidhja e akteve zyrtare që kërkohen të merren nga i padituri me procesin gjyqësor. Nga ana e gjykatës janë lejuar shkelje pasi nga pala paditëse nuk janë paraqitur provat e nevojshme të cilat do të çonin në konkluzionin e drejtë në lidhje me zgjidhjen e çështjes.”

Pingpongu vazhdon më tej me lëvizjen e avokatit që kundërshton vendimin e shkallës së dytë dhe përkohësisht ai ka fituar. Mbasi gjykimi është rikthyer sërisht në gjykatën e apelit, e cila sidoqoftë nuk ka caktuar asnjë datë duke e lënë në pritje mbrojtjen për certifikatën në fjalë. Që ende nuk është lëshuar derisa apeli të shprehet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë