Gazeta Si – Kristiano Ronaldo nuk e priti mirë zëvendësimin në ndeshjen me Korenë e Jugut dhe nuk e fshehu zhgënjimin ndaj trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos. “Mezi pret të më ndërrosh, shko në…”. Fjalia që lexohet nga lëvizja e buzëve të sulmuesit.
Pas ndeshjes, Ronaldo dha versionin e tij: “Një kundërshtar më tha të nxitoja, të dilja shpejt nga fusha dhe unë i thashë të rrinte urtë, sepse nuk kishte asnjë autoritet të më drejtohej në atë mënyrë. Pavarësisht çfarë ndodhi, nuk dua polemika. Është vrulli i lojës, adrenalina e momentit. Gjërat në fushë duhet të mbeten në fushë”.

Edhe Fernando Santos është bashkuar me versionin e kampionit të tij: “Ronaldo nuk e kishte me mua, por me një kundërshtar që i kërkonte të dilte shpejt. Diçka normale. Pavrësisht humbjes, morali ynë është ilartë. E kotë të bëjmë polemika”.
Por, kur Ronaldo u thirr në stol për t’i lënë vendin Adré Silvës, teksa i afrohej Pepes për t’i dhënë shiritin e kapitenit, pa drejt stolit dhe tha atë fjali që përmendet më sipër pa u shqetësuar aspak se ishin telekamerat. Nuk mund të përgënjeshtrohet.
Një sjellje e pahijshme dhe aq më shumë në një ndeshje, ku Ronaldo bëri pak, ose aspak. Loja e tij nuk u ka pëlqyer aspak edhe portugezëve. Në faqen e saj online, ‘A Bola’ ka bërë një sondazh, ku u kërkon tifozëve, nëse e duan ende Ronaldon titullar, apo jo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



