Katar 2022

Franca dhe Anglia, dy ‘big’ sot në fushë në kërkim të çerekfinaleve

Gazeta Si – Botërori do të njohë sot dy skuadra të tjera çerekfinaliste, pas Holandës dhe Argjentinës. Në fushë zbresin dy skuadra big, pretendente për trofeun, Franca kampione bote dhe Anglia.

‘Jemi gati fizikisht dhe mendërisht’, – theksoi në konferencë shtypi Gareth Southgejt, trajneri i Anglisë. ‘Tre Luanët’ ndeshen sot në mbrëmje me Senegalin dhe janë favoritë për të kaluar më tej, por nuk ka asnjë nënvlerësim për skuadrën afrikane.

Markus Rashford gëzon një formë të mirë dhe mund të jetë titullar sot në sulmin e britanikëve. Senegali, edhe pse humbi yllin e tij Sadio Mane para nisjes së Botërorit, ka bërë një paraqitje të mirë dhe e ka merituar kualifikimin.

Mbape shenon ndaj Danimarkes. Gazeta Si, 4 dhjetor 2022

Franca përballet me Poloninë e Robert Levandovskit. Trajneri Deshamp ka theksuar para kësaj ndeshjeje se Polonia nuk është vetëm sulmuesi i Barcelonës, por një skuadër e fortë, që duhet vlerësuar drejt.


Kampionët e botës kanë një ‘armë’ shumë të fortë, sulmuesin Kilian Mbape, i cili që në ndeshjet në grup ka vendosur rekord me golat e shënuar. Edhe sot ai pritet të jetë protagonist me ‘gjelat’.

Katar 2022, 1/8-at

Sot

Francë-Poloni (16:00)

Angli-Senegal (20:00)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë