Gazeta Si – Argjentina kualifikohet për në çerekfinale të Katar 2022, pas fitores 2-1 ndaj Australisë. Në ‘Ahmad Bin Ali Stadium’, djemtë e Skalonit kaluan pengesën oqeanike dhe tani ndeshen me Holandën.
Lionel Mesi shënoi në deshjen numër 1000 në karrierë mes kombëtares dhe klubeve. Julian Alvarez dyfishoi pas presionit të lartë që bëri Argjentina deri te portieri kundërshtar. Vetëm për statistika vlen goli i Australisë, që erdhi pas gjuajtjes së Guduin, e devijuar nga Fernandez.
Rezistenca e Australisë do të thyhej në minutën e 35-të, kur Mesi, pas një kombinimi të bukur në zonë, e dërgoi topin në rrjetën e Rajan. Festojnë tifozët argjentinas në shkallët e stadiumit, ndërsa skuadra e Skalonit çlirohet nga presioni.
Në pjesën e dytë, një iniciativë kapriçoze e portierit australian solli golin e dytë të argjentinasve. Julian Alvarez rrëmbeu topin dhe e çoi në portën e boshatisur. Dy trajnerët bënë disa lëvizje nga stoli.
Dukej gjithçka e mbyllur, por një autogol i Fernandez rihapi gjithçka. Australia madje i shkoi shumë afër golit të barazimit me një aksion perfekt të Behiç, por një mbrojtës bllokoi gjuajtjen e tij në momentin final.
Argjentina bën dytën kështu dhe tani do të mendojë për sfidën me Holandën, që nuk do të jetë si kjo me Australinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



