Jete & Stil

New York thyen kryesimin/ Cilët janë dhjetë qytetet më të shtrenjta në botë

Sondazhi më i fundit i Kostos së Jetesës në mbarë botën (WCOL) tregon se çmimet janë rritur mesatarisht 8.1% në terma të monedhës vendase gjatë vitit të kaluar në qytetet kryesore anembanë botës. Kjo është rritja më e shpejtë në 20 vjet, duke reflektuar një krizë globale të kostos së jetesës të shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe kufizimet e vazhdueshme të Covid-19 në Kinë. Nju Jorku kryeson renditjen për herë të parë, duke u barazuar me Singaporin, lider për të tetën herë në dhjetë vjet.

Së bashku ata kaluan Tel Aviv (Izrael) tani në vendin e tretë.

Në dhjetëshen e parë janë gjithashtu Hong Kongu, Los Angeles, Cyrihu, Gjeneva, San Francisko, Parisi, Kopenhagu dhe Sidnei.

Damasku (Siri) dhe Tripoli (Libi) mbeten më të lirat nga 172 qytetet e mbuluara nga sondazhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë